Va*rroset çifti kosovar që humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani

Nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani humbi jetën edhe çifti kosovar, Shaban e Raze Delija.
Dy kosovarët janë va*rrosur sot në fshatin Zahaq për Pejës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u dërgoi sot telegram ngushëllimi familjarëve të çiftit Deliaj, duke ndarë dhembjen me ta.
“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.
Ndryshe, pë*rmbytjet në Gjermani ua morën jetën shumë qytetarëve, shumë persona u zhdukën, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha materiale.