Varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës që humbën jetën në aks*identin tra*gjik në Kroaci po va*rrosen sot në vendin e tyre të lindjes.
45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqsisht nuk arritën t’i mbijetojnë tra*gjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.
Mes dhimbjes e lotëve para pak çastesh atyre iu dha lamtumira e fundit.

Mediat sjellin pamje nga ceremonia e va*rrimit.
Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u pl*agosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.