Varka u përmbys, si mbijetoi në det të hapur adoleshentja për 3 javë pa ushqim e pa ujë


Nga 59 pasagjerët që ndodheshin në varkë, ajo ishte e vetmja që mbijetoi.
E reja u shpëtua nga ekuipazhi spanjoll i Forcave Ajrore, në ishujt spanjoll Kanarie.
“Mendova se do të vd*isnim të gjithë,” thotë adoleshentja.
“Ka gjëra për të cilat nuk mund të jesh i trajnuar, si këto,” thotë anëtari i ekuipazhit të shpëtimit.

Në 26 prill forcat ushtarake spanjolle vunë re një anije në det.
“Ne pamë që ishin 3 njerëz të vetëdijshëm,” thotë anëtari i ekuipazhit të shpëtimit.
“Kur fillon të shkosh poshtë dhe të afrohesh e shikon që situata nuk është shumë e mirë,” shton ai.
“Nga të gjithë njerëzit në bord, vetëm 3 prej tyre ishin të gjallë. Në atë moment të kalojnë shumë gjëra në mendje dhe duhet të fokusohesh tek njerëzit e gjallë. Gjendja e tyre fizike ishte shumë e keqe dhe nga ajo që kuptova ata kishin 22 ditë në ujë,” thotë anëtarja e ekuipazhit.

“Ne nuk kishim ujë, as ushqim dhe pas katër ditësh nuk kishim as karburant. Kishte persona të cilët nuk mund të duronin dhe thërrisnin “Kam nevojë për ujë, mund të më jepni ujë?” Ne përdorëm një këpucë për t’i dhënë ujë deti. 56 persona vd*iqën në varkë. Ne nuk kishim as forcë që t’i hidhnim trupat e vd*ekur në det,” thotë ajo.
Mësohet se Aicha është larguar nga qyteti i saj i lindjes, që ndodhej në Afrikë.
Vetëm e motra ishte në dijeni për planet e saj, për të bërë këtë udhëtim të rre*zikshëm.