Varianti “Motra e Omicron” po përhapet, nuk është i rrezikshëm!

Një variant i ri i COVID-19, i quajtur “Motra e Omicronit” është nën hetim nga shefat e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar si një variant i ri i Omicron.

Sipas ‘The Sun’ ky variant fillimisht u shfaq në fillim të dhjetorit, jo shumë kohë pasi Omicron filloi të përhapet në të gjithë botën.

Nënlinja e këtij varianti njihet si BA.2, me shumicën e rasteve të Omicron nga varianti origjinal BA.1.

Një varg studimesh pozitive tregojnë se Omicroni është më i butë se variantet e reja, por tek ky variant vaksina po konsiderohet të jetë më efektive.

Ekspertët thanë se ky variant nuk po duket shumë shqetësues, pra nuk ka ndonjë provë ende se mund të jetë i rëndë.