Varianti i radhës i Coronavirusit i quajtur Omikron përmban 50 muatatione, një nga ato është edhe Ebolla

Dr. Dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë

Varianti omicron i koronavirusit SARS-CoV-2 i zbuluar në Afrikën e Jugut, është regjistruar edhe në Gjermani. Shqetësimet tona suspekte, spjegohen se B.1.1.529 mund të jetë edhe më ngjitës se varianti shumë infektiv Delta. Ky suspekt lind nga fakti i përvojës së deritanishme me konfuzione planifikative, politiko-shkencore. Se sa shqetësuese janë variantet e virusit, mvaret shumë nga ecuria e pregaditjes se tij. Në përjashtim të ecuris së mutacionit viral dhe prejardhjes së tij, ne e kemi atë prezent dhe duhet të ballafaqohemi me të dhe bagazhin e tij. Këtë problem vazhdues shumë ngjyres duhet insistuar të zgjidhet në forma më efikase sociale dhe politiko-shkencore.

Mutanti B.1.1.529, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut, tani është shfaqur edhe në Azi dhe Evropë. Me 27 nëntor 2021 dy rastet e para të Omikron u regjistruan gjithashtu edhe në Gjermani, kurse sot numri I tyre është rritur.
Shkencëtarët afrikano-jugor gjetën variantin B.1.1.529 në mostrat e tyre nga mesi i nëntorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikon ato si “shumë shqetësuese”.

Infeksionet me B.1.1.529 janë raportuar më parë edhe në Botsvana, një vend fqinj me Afrikën e Jugut, në Hong Kong dhe Izrael dhe nga Belgjika.
Për shkak të shqetësimeve për përhapjen e mëtejshme të variantit të ri Omikron të koronavirusit, hyrja nga tetë vende në Afrikën Jugore në Gjermani është kufizuar ashpër që nga java e kaluar. Gjermania klasifikoi Afrikën e Jugut, Namibinë, Zimbabvenë, Botsvanën, Mozambikun, Esëatinin, Malavinë dhe Lesoto si zona të variantit të virusit.
Omikron tregon një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, përkatësisht 50 në krahasim me SARS-CoV-2 origjinal. Besohet se disa nga këto mutacione bëjnë që virusi të përhapet edhe më mirë se varianti Delta që është aktualisht i përhapur. Mutacione të tjera mund të bëjnë që vaksinat aktuale të funksionojnë më keq.

Megjithatë, ende nuk ka informacion të besueshëm për këtë, madje as për ndonjë proces më të vështirë të shkaktuar nga varianti i ri. Ajo që konsiderohet e sigurt është që varianti B.1.1.529 është dukshëm i lehtë për t’u identifikuar me testet PCR – në bazë të një ndryshimi specifik të njohur si “dështimi i gjeneve S”.

Më poshtë lexoni sqarimet e pyetjeve shqetësuese:

Sa ngjitëse është B.1.1.529?
A çon një infeksion në një rrjedhë më të rëndë të sëmundjes?
Sa ngjitëse është B.1.1.529 (omicron)?
A funksionojnë vaksinat e miratuara kundër kësaj variante?
Pse viruset ndryshojnë?
Çfarë masash po marrin Gjermania dhe vendet e tjera?

Disa nga mutacionet në variantin e ri janë të njohura, siç është mutacioni N501Y. Kjo do të thotë që virusi mund të përhapet më shpejt. Sipas njohurive fillestare, shkencëtarët afrikano-jugor supozojnë një transferueshmëri të shtuar të Omikron. Shkalla ditore e infeksionit në Afrikën e Jugut ishte pothuajse dyfishuar kohët e fundit.

Ekzistojnë gjithashtu disa indikacione shkencore se Omikron është dukshëm më ngjitës se varianti delta i koronavirusit. Prandaj, numri i rasteve në Afrikën e Jugut ishte shumë i ulët, por tani është rritur shpejt në një kohë të shkurtër.
Ajo që ne tani shofim nga klinika e të infektuarve, tregon një infeksion më të fortë. Nje rast tregon se ku një person i infektuar me variantin e ri në një hotel karantinë infektoi një person tjetër në një dhomë përballë rrugës, “ndoshta vetëm përmes korridorit dhe shkëmbimit të ajrit”. Këtë fenomen duhet kuptuar.

Ne ende dimë shumë, shumë pak për shkallën në të cilën mutanti është me të vërtetë më ngjitës dhe nëse vaksina në të vërtetë funksionon më keq. “Kjo është e gjitha paraprake dhe ende nuk ka konfirmime laboratorike”. Nuk është asgjë e qartë dhe e sigurtë se çka është efikase kundër muatacionit, çfarë e pengon atë dhe çfarë e mjekon atë shkaktar planveprues.

Një eshtë plotësisht e sigurt se ne dhe mjekësia e njohur, në botë është duke u ballafaquar me simptome te reja dhe fenomene të reja në mjeksi dhe klinkën e sëmundjeve të cilat ne i trajtojm. Duke marrë parasysh simptomet të cilat pacienti i referon, neve është një dukuri të cilën shkenca dhe mjekësia konfrontohet dhe trajton për herë të parë.