Sistemi shëndetësor ditëve të fundit përballet me sfidën më të madhe deri më tani, situata nëpër spitale është alarmante, por përkundër kësaj po bëhen përpjekje të përditshme për të adaptuar reparte të reja për hospitalizimin e covid-pacientëve. Kështu u konstatua në takimin e mbajtur sot mes Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe me Drejtorët e qendrave covid në Shkup.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“Punonjësit nëpër spitale po bëjnë përpjekje mbinjerëzore që të kujdesen për të gjithë pacientët. Sistemi shëndetësor është duke e punuar atë që asnjëherë më parë se ka bërë. I përballur me fluksin e pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike, kurse numri i të sëmurëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, rritet nga çasti në çast”.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në këtë periudhë të jenë të përgjegjshëm, për shkak se duke mbrojtur veten, mbrojnë edhe shëndetin e të tjerëve.
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski ka sqaruar se dallimi midis këtij piku të virusit me valët e mëparshme është në atë se tani është i pranishëm varianti britanik i virusit i cili përhapet për 50 deri 70 për qind më shpejt dhe ka numër më të madh të të shtruarve në spital.
Zharko Karaxhovski, Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive
“Ne me siguri e kemi edhe variantin çek dhe britanik. Ky variant britanik në 24 deri 48 orë zhvillohet pasqyrë klinike e cila në dukje është e lehtë, megjithatë pneumoni të dhe komplikimi i rëndë krijohet për më pak se tre ditë. Nëse ndonjëherë kemi thënë se inkubacioni zgjat deri 14 ditë, tani është tre deri pesë ditë. Pasqyra klinike mund të shfaqet papritmas, një periudhë të vogël kohore në dukje me simptoma të lehta dhe me komplikim shumë të rëndë fillimisht në mushkëri, por kemi përfshirje multisistemike nga koka, zemra, mëlçia, veshkat deri te dëmtimi e enëve të gjakut, pra përfshirje multi–sistemike nga “përbindëshi”.
Karaxhovski për televizioni Kanal 5 ka shpjeguar se virusi është më dominues te kategoria e qytetarëve prej 30 deri 39 vjeç, pasi sipas tij ky grup del më shpesh nga shtëpia nuk I respekton masat dhe pas infektuimit e çon virusin në shtëpi. Ai theksoi se po ulet numri i të shtruarve në spital prej grup moshës 40 deri 50 vjeç, por rritet numri i të shtruarve në spital prej 30 deri 39 dhe mbi 60 vjeç.