Varhelyi: Po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe RMV-në, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor

Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Bashkimi Evropian po hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në postimin e tij, Varhelyi shkruan se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë Bashkimi Europian është i angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj teksa ka shtuar se sot po bëhet një hap i madh drejt këtij angazhimi.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi” – ka shkruar Oliver Varhelyi.