Varheji: Të zgjidhet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, i cili në mëngjes u takua me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, u shpreh shkurt përmes Tuiterit pas mbledhjes.

“E theksova mbështetjen për hapje zyrtare të negociatave për anëtarësim dhe nevojën që Këshilli i BE-së të pajtohet për kornizën negociuse. E rëndësishme është Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të gjejnë zgjidhje të pranueshme të përbashkët”, shënoi Varheji në Tuiter pas takimit me Pendarovskin.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut qëndron për vizitë dyditëshe në Bruksel ku do të mbajë takime në BE dhe në NATO.
Ai sot u takua me Varhejin si dhe me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borel.
Për pasdite janë parashikuar takime me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli dhe të Këshillit Evropian, Sharl Mishell.