Rajoni dëshiron të jetë një “Ballkan i Hapur” është porosia më e mirë që rajoni mund ta miratojë. “Ballkani i Hapur” jo vetëm që promovon bashkëpunim rajonal por edhe realizon bashkëpunim rajonal. Bashkëpunimi juaj rajonal është i mirë edhe për BE-në edhe për Ballkanin Perëndimor. Këtë e deklaroi eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji në fjalimin përshëndetës në mbledhjen e iniciativës që mbahet në Tiranë.
“Mbani dyert hapur të kësaj iniciative. I bëjmë thirrje tre vendeve të tjera, Malit të Zi, BeH dhe Kosovës. E mbështesim iniciativën tuaj”, porositi Varheji.Ai theksoi se përmes tregut të përbashkët Ballkani mund të ketë rritje të një të tretës së BPV.“Ndërlidhja infrastrukturore nuk do të ketë esencë, nëse kamionët dhe automjetet ndalen në çdo kufi, nuk ka esencë të krijohet klimë investuese, nëse nuk njihen diplomat, nuk ka esencë për klimë investuese nëse nuk ka lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit..”, tha Varheji.
Në lidhje me zgjerimin e BE-së, ai tha ka pasur përparim me Serbinë dhe Malin e Zi në këtë plan këtë vit, duke shprehur keqardhje që nuk u hapën konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“E kuptoj frustracionin e kryeministrit Zaev, por mos harroni se arritëm përparim në procesin e zgjerimit këtë vit. hapëm klasterë me Serbinë ndërsa me Malin e Zi u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare me metodologjinë e re. Por, nuk e fsheh faktin si dhe keqardhjen time për faktin se ende nuk i kemi konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ajo duhet të arrihet shpejtë, sinjali i parë që duhet ta shohim është perspektiva e qartë nga ana e BE-së që ajo të ndodhë dhe ajo u vendosë në konkludimet e Këshillit të BE-së, mendoj se ajo duhet të merret shumë seriozisht dhe tani është koha që atë ta bëjmë realitet dhe t’i kemi të gjitha marrëveshjet në tavolinë që ajo të ndodhë”, porositi Varheji në mbledhjen e “Ballkanit të Hapur”.
Në Tiranë sot po mbahet Samiti i “Ballkanit të Hapur” i cili filloi me takimin e punës së liderëve të nismës, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si nikoqir, presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.