Komisionari për Zgjerim të BE-së, Oliver Verhej sot para Parlamentit Evropian tha se se kornizat për negociata me BE-në, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do t’u dorëzohen vendeve anëtare të BE këtë javë.
“Komisioni ka marrë për detyrë të përgatisë kornizat e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat do të jenë gati këtë javë, së bashku me një përmbledhje të përparimit në reforma,” tha Verhej.
Varhei këto fjalë i tha në seancën plenare të Parlamentit Evropian mbi raportin e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se Komisioni Evropian në gjashtë muajt e parë të këtij viti, e ka kthyer rajonin në zemër të Evropës dhe se premtimet për rajonin janë kthyer nga fjalë në vepra.