Gazetari Valon Syla ka thurur një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.
Syla, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka përmendur numrin e të vdekurve nga koronavirusi përgjatë së shtunës, në mesin e të cilëve ishte edhe një 20-vjeçar nga Istogu.
“Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur me Liburnin e Durmishin, jemi të mashtruar nga Qeveria Kurti2, jemi të infektuar si kurrë më parë. Sot vdiq edhe një 20 vjeç nga Istogu. O ku je Albin Kurti?”, shkroi ndër të tjera ai.
“Nuk bohet popullizëm me pandemi. Nuk bohen hesape zgjedhore… kishe spe mbyllim se humbim vota, sepse njerëzit vdesin. Ju e dini, por po bëheni toshë. Kjo është vepër penale”, ka shtuar tutje ai.
Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 12 mijë e 666 mostra, nga të cilat 2 mijë e 279 kanë rezultuar pozitive.
Nga tetë të vdekurit nga Covid-19, një është nga grup mosha 20-29 vjeç nga Istogu, katër janë nga mosha 60-69 dhe tre janë nga mosha 80 +