Valon Syla pas ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë për zgjedhje: Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt. Ai është shprehur se po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave, sipas tij, për ta çliruar Kosovën. Valon Syla tashmë njihet për qëndrimin e tij publik ndaj një pjesës së diasporës, të cilët interesohen shumë për çështjet politike në vend, e sidomos në kohën e zgjedhjeve.

Me ardhjen e tyre këto ditët e fundit në Kosovë, Syla ka shkruar një shkrim në Facbook.
“Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave (UÇG), me na çliru Republikën e Lirë të Kosovës. Brigada e Kuqe 134, Autobusi Karl Marx nga UjstBurgu. Brigada e Kuqe 112, Aeroplani Fridrich Engels nga HajmBurgu…… rrugës për në atdheun e kapur bërtitnin UÇG, VV…”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë se jemi vetëm dy ditë larg nga zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në vend.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij:
https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/1672436892929022