Valon Syla krahason Naim Tërnavën me reperin Jay-Z: Ku po i merr paret o Mulla Limuzinë Tërnava


Analisti Valon Syla ka komentuar pjesëmarrjen e myftiut, Naim Tërnava në iftarin e ftuar për nder të pensionimit të hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami ku mes tjerash iu dhurua një veturë tejet luksoze e tipit “Mercedes”.

Syla sot në llogarinë e tij në Facebook, e ka cilësuar myftiun si “merakli të kerrve”, e duke ia publikuar veturat luksoze edhe të fëmijëve të tij.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…”, shkroi Syla.

Ai ka thënë se Tërnava ka qenë gjithmonë merakli në kerre duke e përmendur edhe një rast personal se si myftiu ka blerë veturë nga babai i tij.

Syla u shpreh se “hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë”, dhe se “apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta”.

“Allahu ja u pranoftë Ramazanin. Por, dyshoj”, shkroi Syla.

Reagimi i plotë:

Ishte viti 1984, kur për herë të parë e pashë Naim Tërrnavën. Kishte ardhë te baba jem, me ja ble një kerr. Një Fiqë që ishte kopje jugosllave e Fiatit 500 italian, që baba e kishte ruajtur dhe e mbante mirë… Tërrnava nuk e blente për veti Fiqën, por kishte ardhë ta mësoj për kerre si marakli që është njëfar Mulla Eminin, një hoxhë nga Vushtrria. Dhe aty e mbajta mend atë, si personi që e bënte pazarin me babën për kerr.

‘Ky Hoxhë është djali jem’, më tregonte atë kohë baba…

Më erdhi interesant se hoxhallarët vozitnin kryesisht Lada ruse… edhe atë ngjyre të gjelbërt. Kur e pashë tu ble Fiqë, u çudita