Valon Syla e krahason me “showman”, hoxhë Mazllami: “I shkretë, nuk e kupton jetën e predikimit”


Gazetari Valon Syla është shprehur se e ka kritikuar Hoxhë Mazllam Mazllamin për shkak të sjelljes së tij sikur të ishte “pjesë e showbusy-t”.

Ai ka thënë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.

Arsyeja pse kemi nis këtë është një sjellje e pakuptimtë e imamit të Prizrenit, Mazllam Mazllami, të cilin e njoh nga proceset gjyqësore për ata që shkuan në Siri. E njoh nga videot, fjalori ekstremist. Deklaratat e tij ku i pash, me disa gazetarë lokalë, ku pyetke që a po agjëron dhe a je i martuar, në orët e hershme të mëngjesit në Facebook, e kuptova se po ai hoxhë kishte marrë një mercedes nga xhemati. Të duket si Jay Z si showmen. Më shtyri të reagoj pasi aty ishte edhe Tërnava”, ka deklaruar Syla në televizionin T7.

Pasi ka dëgjuar këtë deklaratë, Hoxhë Mazllami e ka quajtur Sylën i shkret, pasi sipas tij ai nuk e kupton jetën e predikimit.

“I shkret është shihet se është i shkret, nuk e kupton jetën e predikimit. Këto janë rishpikje dhe rishpifje, e më ka ulur edhe çmimin e mercedesit”, ka thënë Hoxhë Mazllami në Debat Plus.

I pyetur nëse e ka blerë makinën me para hallall, Hoxhë Mazllami ka thënë se i kanë treguar miqtë se i kanë mbledhur paratë bashkë për t’i bërë surprizë.

“Vëllazërisht më thanë se kanë mbledhur para për një surprizë timen dhe dhe po janë para hallall”, ka thënë ai.

Ndërsa, nëse dhuratat nuk janë me para hallall, mund të mos i pranoni, kështu ka thënë Hoxhë Mazllami.