Valon Asani: Evropa me vepra në mes të Tetovës (VIDEO)

Sot në repartin e kardiologjisë intervente, filloi paralelisht funksionimi edhe i sallës së tretë angiografike, një e arritur me shumë punë e përkushtim, pa zhurmë dhe me modestinë tonë të zakonshme. Për pacientët, zhvillimi i këtij reparti si qendër rajonale, është një lehtësi e madhe dhe përfitim i madh rajonal, jo vetëm për qytetin tonë, por për të gjithë rajonin tonë.
Trajtimi i menjëhershëm dhe fitimi në kohë, është pěrfitim pẽr një zemër më e shëndoshë.
Për të gjithë ata që iu pengon kjo e arritur shekullore për vendin tonë, Zoti i udhëzoftë…, por ne nuk do ndalemi këtu, por, do të vazhdojmë me përkushtim maksimal për punën me nder dhe kujdes maksimal për pacientët që frekuentojnë qendrën për kardiologji intervente në Tetovë.
Me risi dhe intervenime të reja që realizuam përgjatë viteve, janë atributet që na ngritën në majat më të larta.
Faleminderit pafund 12.000 pacientëve që na besuan pa rezervë dhe u trajtuan në këtë qendër.
Falënderime për shokët dashamirët e miqtë e kësaj shtëpie, që na përkrahën pa rezervë, e në çdo kohë, duke filluar nga kryetari Ali Ahmeti, Atilla Rexhepi, Faton Ameti, Blerimi Osmani,Pëllumbi, Bekimi, Amiri, Armendi, Florini, Omeri…
Misioni u krye, ta gëzojnë gjeneratat e ardhshme, sepse kjo është shtëpia e së ardhmes që e krijuam me shumë përkushtim dhe e ruajtëm si sytë tanë, dhe NUK ËSHTË PRONË PRIVATE E ASKUJT.
Me shumë respekt
I juaji
Valon Asani

VIDEO