Valmir Aliçkaj përlotet teksa tregon për fjalët e fundit që ja tha Nazlije Sherifi

Valmir Aliçkaj nga Deçani, me lot në sy ka komentuar takimet që ka pasur me Nazlije Sherifin nga Mitrovica, të cilës kishte vendosur që të ja dhuronte veshkën.
I ftuar në emisionin Frontal ai tha se Nazlija ka pasur shumë ëndrra, dhe se është krenarë që e ka njohur atë.

“Ajo e ka dashur shumë borën. Ka pasur shumë ëndrra, ka dashur t’i kthehet fakultetit e shoqërisë. Ka dashur shumë dëshirë që të vizitojë Deçanin. Më ka thënë se si të kryhet operacioni do ta vizitoj Deçanin”, tha ai.

Ai ka thënë se fjalët e fundit që Nazlija janë se do të ja dilnin mbanë bashkë me të e me ndihmën e Zotit.
Përndryshe, Aliçkaj tha se ka qenë i vendosur për dhurimin e veshkës pa marrë parasysh se mjekët i kishin thënë se nuk do të ishte asnjëherë më njëjtë sa i përket gjendjes shëndetësore.