Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike

Dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike.Kjo u bë e ditur nga PMJD në një përgjigje për medie ku thuhet se tashmë ajo është e pavlefshme.

“Sa i përket rastit të z.Sahiti, deri tani MPJD nuk ka pranuar asnjë raport a konfirmim zyrtar nga autoritetet turke rreth ndalimit të tij në shtetin turk. Megjithatë ju bëjmë të ditur se z.Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023, e cila me kërkesë të z.Sahiti, është pa vleftësuar”.Ndryshe në media javë më parë është raportuar se Sahiti është arrestuar në aeroportin e Stambollit.
Sipas disa mediave policia turk zbuloi se kishte drogë dhe tentoi të kalonte duke përdorur statusin e diplomatit.