Vala e të nxehtit afrikan prek Shqipërinë, temperaturat në fundjavë arrijnë në 30 gradë


Fundjava e fundit e muajit mars do të mbyllet me temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes Rezarta Xhakollari temperaturat do të kapin vlerën e 30 gradë celsius si në zonat e ulëta ashtu edhe në ato malore.

Sa i takon muajit prill, sinoptikania thotë se ditët e para do të shoqërohen me një mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut që pritet të përfshijnë të gjithë vendin, ndërsa një rikthim pritet të ketë edhe rëra afrikane e cila mbuloi Shqipërinë disa ditë më parë.

Muaji i dytë i pranverës do të jetë një muaj i lagësht dhe me luhatje të temperaturave.