Vala e katërt në Hong Kong: Spitali vatër e re e Kovid-19


Hong Kongu i cili po përballet me valën e katërt të Kovid-19 po bën përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit pasi një spital u bë një vatër e infeksionit.

Në mes 60 dhe 70 punonjësve mjekësorë në një spital të Hong Kongut që konsiderohet se kanë kontakte të ngushta me një pacient të infektuar janë vendosur në karantinë ndërsa duhet të testohen 6.000 deri në 7.000 personel në institucionin shëndetësor.

Një pacient i cili është pozitiv për Kovid-19 ka infektuar shtatë persona të tjerë duke e çuar numrin e pacientëve me atë grup në 19.

Autoritetet në Hong Kong gjithashtu kanë përforcuar kontrollet mbi ushqimet e ngrira për të parandaluar përhapjen e koronavirusit pasi autoritetet në territorin e Kinës thonë se kanë gjetur një virus në paketimet e ushqimeve të importuara.