Vala e dytë e koronavirusit: Këto shtetet rrezikojnë rikthimin në karantinë


Vala e dytë e koronavirusit, ja shtetet që rrezikojnë rikthimin në karantinë

Në momentin që nuk është gjendur ende vaksina kundër koronavirusi, e gjithë bota i druhet një vale të dytë pandemie.

Disa prej shteteve thonë se janë në gatishmëri për të përballuar këtë valë të dytë, por, sërish pasojat do të jenë shumë të rënda.

Media Britanike “The Guardian” publikoi një raport për 45 vendet që kanë mundësinë më të madhe për tu prekur nga një valë e dytë nga ku evidentoi 10 shtetet më të rrezikuara.

Kjo pas një analize të kurbës së pandemisë pas lehtësimit të masave në këto vende.

ShBA dhe Gjermania përfshihen në 10 vendet e para pasi kanë pësuar një rritje të ndjeshme në bilancin e koronavirusi.

Gjermani
Ukrainë
ShBA
Zvicër
Bangladesh
Francë
Suedi
Iran
Indonezi
Arabia Saudite