Rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar kanë pasur dy raporte të reaksioneve të mundshme alergjike nga njerëzit që morën pjesë në ditën e parë të programit të vaksinimit masiv të koronavirusit në Britani kundër Covid-19.
Dr.June Raine, e cila udhëheq rregullatoren mjekësore të MB, raportoi ato reagime ndërsa dëshmoi të mërkurën në një komitet parlamentar. Britania e Madhe filloi vaksinimin e të moshuarve dhe punëtorëve mjekësorë me një vaksinë të zhvilluar nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë.
“Ne po shohim dy raporte të rasteve të reaksioneve alergjike”, tha ajo. “Ne e dimë nga provat shumë të gjera klinike që kjo nuk ishte një tipar”.
“Por nëse duhet të forcojmë këshillat tona, tani që kemi pasur këtë përvojë me popullatat në nevojë, grupet që janë zgjedhur si përparësi, ne e marrim atë këshillë menjëherë në terren,” tha ajo.
Komentet e Raine erdhën si pjesë e një diskutimi të përgjithshëm se si agjensia e saj do të vazhdojë të monitorojë njerëzit që marrin vaksinën Pfizer, e cila është autorizuar për përdorim emergjent javën e kaluar.