Vaksinimi i rremë në Itali, një infermiere u injektoi pacientëve vaksinën në një faculetë

Tre persona janë arrestuar në Itali për shpërndarjen e certifikatave të coronavirusit pas një vaksinimi fals.
Gjegjësisht, pamjet e vëzhgimit tregojnë infermieren Anna Maria Lo Brano duke pretenduar se i vaksinon pacientët. Ajo e hodhi përmbajtjen e injeksionit në një faculetë  para se të prekte shpatullat e pacientëve.

Gjithçka ka ndodhur në Palermo ndërsa videon e ka publikuar policia.
Përveç infermieres së përmendur, u arrestua edhe lideri i lëvizjes lokale kundër vaksinimit Filippo Accetta dhe një pjesëmarrës aktiv në protestë Giuseppe Tomasino.