Vaksinim masiv edhe në gjashtë qytete! Në fund të prillit arrijnë edhe 200 mijë vaksina

Vaksinim masiv edhe në gjashtë qytete të vendit paralajmëroi ministri Venko Filipçe. Siç tha, sot ka takim me Kryetarët e komunave dhe Drejtorët e Shtëpive të shëndetit që të përcaktohen lokacionet më të volitshme ku, sipas shembullit të sallës Boris Trajkovski, do të zhvillohet imunizimi.

“Bëhet fjalë për qytetet Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Ohër dhe Tetovë dhe sigurisht me drejtorët e shtëpive të shëndetit do të bisedojmë për këtë se si do të shpërndahet kuadri. Sot salla Boris Trajkovski vazhdoi me punë si pikë e katërt për vaksinim në Shkup dhe të gjithë qytetarët që janë paraqitur që në fillim, ndërsa janë në moshë nën 75 vjet, përkatësisht 73 dhe 74 vjet do të vaksinohen në Sallë ditët e ardhshme. Vaksinimi do të jetë me vaksinat të cilat i kemi në dispozicion”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe paralajmëroi se është konfirmuar data e arritjes së vaksinave kineze në sasi prej 200 mijë dozave dhe të njëjtat pritet të arrijnë më 28 prill me çka do të përshpejtohet dinamika e vaksinimit dhe me të njëjtat do të vaksinohet grup më i madh i qytetarëve.
“Vaksinat e ardhshme në fillim të javës së ardhshme i presim nga ana e kompania Pfizer, sipas paralajmërimeve më datë 19 prill, 10 mijë vaksina, më datë 26 edhe 10 mijë tjera dhe këtë mëngjes morëm konfirmim nga Ambasada kineze se vaksinat kineze do të arrijnë rreth datës 28 prill”, shtoi Filipçe.

Ministria nuk do të porosit doza shtesë nga Serbia e cila prodhon vaksinën ruse Sputnik V, as nga ndonjë prodhues tjetër, për shkak se siç tha ministri, tashmë janë siguruar 2 milion e 600 mijë doza. Filipçe theksoi se gjatë fundjavës dhe ditët e ardhshme do të bëhet vlerësim epidemiologjik pas çka do të sillet vendim nëse ora policore do të vazhdohet edhe pas 20 prillit apo do të sillen masa të reja.