Vaksinë ose test për të shkuar në punë, Qeveria do të vendos nesër!


Ministria e Shëndetësisë – “Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë mbështeten plotësisht dhe do të japin rezultate në ruajtjen e situatës relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend. Masa të tilla, por edhe shumë më rigoroze janë të disponueshme kudo në rajon, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Greqi, si dhe Austri, Holandë e të tjera”.Ministri Filipçe në mbrëmje do të mbajë takim me sindikatat për të dëgjuar propozimet e tyre, të cilat do të prezantohen në seancën e qeverisë.

Përndryshe, masat parashohin që të punësuarit në sektorin publik, në vetëqeverisjen lokale, si dhe në të gjitha institucionet nën kompetenca të këtyre institucioneve qeveritare, të mund të shkojnë në punë vetëm duke treguar vërtetim që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, ose me PCR test negativ, i cili do të jetë i vlefshëm për së paku 72 orë ndërsa do të bëhet me shpenzimet personale të të punësuarve, si dhe me vërtetim që personi ka kaluar Kovid-19, por jo më të vjetër se 45 ditë. Ndërsa sindikatat ankohen se përse testimi duhet të jetë nga xhepi i punonjësve.Ministria e shëndetësisë rekomandon që të njëjtat masa të vlejnë edhe për sektorin publik.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të premten dhe të shtunën janë dhënë gjithsej 5.611 doza vaksine, nga të cilat 2.387 janë me dozë të parë, kurse 1.163 qytetarë janë rivaksinuar. Dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 e kanë marrë 2.061 qytetarë. Rreth 57 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar. Me dy doza të vaksinës kovid-19 janë vaksinuar 47 për qind të popullsisë. Ndërsa, 38% e qytetarëve kanë marrë dy doza vaksine.