Vaksina Sputnik-V: Rama i quajti qesharak dhe provokues, reagojnë nga ambasada ruse

Ka reaguar ambasada e Rusisë në Shqipëri, duke thënë se nuk e kanë kuptuar arsyen e pse është mërzitur kryeministri Edi Rama ndaj tyre, të cilët kishin ofruar vaksinën S’putnik-V’ për Shqipërinë, çfarë e kishte acaruar shumë kryeministrin shqiptar i cili i kishte quajtur qesharak dhe provokues.

Drejtori i kryeministrit të Shqipërisë për komunikim, Endri Fuga, disa ditë më parë kishte shkruar në Twitter se si e Ballkani Perëndimor ishte lënë sërish vetëm, edhe në krizën e koronavirusit, ndërsa kishte ndërhyrë ambasada e Rusisë, duke shprehur e gatshme për të sjellë në Shqipëri vaksinën ruse, Sputnik-V, e një gjë të tillë kryeministri Rama e kishte cilësuar si provokim qesharak, shkruan Gazeta Metro.

Fuga kishte shpërndarë në twitter një shkrim ku thoshte se Ballkani Perendimor ishte lanë anash në krizën e koronavirusit, duke ia bërë “retweet” shefes së komisionit Europiam, Ursula von der Leyen.
Por çuditërisht, i menjëhershme kishte qenë reagimi i ambasadës Ruse në Shqipëri, të cilët i kishin reaguar Fugës, duke i ofruar për të sjellë vaksinën ruse në Shqipëri. E ndaj kësaj ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar provokim qesharak.

“Kam menduar se ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter’i i drejtorit të komunikimit, një “retweet” të shefes së komisionit Europian. Ambasada e Rusisë dy ditë më parë në Tiranë postoi një foto “screenshot” të një postimi në Twitter të drejtorit të komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga, i cili shkruante se Ballkani Perëndimor ishte lënë sërish vetëm, edhe në krizën e koronavirusit. Në postimin e saj, ambasada e Rusisë i shprehte gatishmërinë zotit Fuga për të sjellë vaksinën ruse, Sputnik-V, në Shqipëri, duke thënë se 50 shtete kishin aplikuar deri më tani për të blerë 1,2 miliardë doza.

“Mendova se ishte një meme, pasi për një shtet serioz është e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provimin qesharak dhe nuk është mirë që Rusia të bëhet qesharake, nëpërmjet këtyre postimeve. Shpreh keqardhjen për këtë!”, tha tutje Rama. Ndërsa, replikat kanë vazhduar edhe me tutje mes kryeministrit Rama dhe ambasadës ruse. Nga abasada ruse kanë thënë se nuk e kutpojnë pse Rama u mërzitë aq shumë nga ga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj.

Ky është reagimi i plotë i ambasadës ruse në Shqipëri: Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti. Ambasada vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së

(https://twitter.com/endrifuga/status/1342754317560918018) dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit (https://top-channel.tv/…/vaksina-e-covid-rama-vendim…/). Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë.

Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë. Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit.