Vak*sina kundër Covid19, ekspertët e OBSHsë japin lajmin e keq

Edhe pse e gjithë bota është në kërkim të një va*ksine kundër Covid19, ekspertët e OBSHsë janë skeptikë dhe thonë se kundër viru*sit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”. Shumë gjëra janë ende të pashpjeguara në lidhje me vir*usin Corona. Prandaj drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Drejtori i Emergjencave i OBSHsë Mike Ryan paralajmërojnë autoritetet e të gjitha vendeve që të zbatojnë me rigorozitet rregulla standarde si mbajtja e maskave larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e një distance fizike dhe testime për koronën. Drejtori I OBSHsë Tedros Adhanom Ghebreyesus: Maska duhet të bëhet “simbol i solidaritetit botëror

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: maska duhet të bëhet “simbol i solidaritetit” në të gjithë botën” tha Tedros gjatë një konference për shtyp në Gjenevë. Rruga për rikthimin në normalitet do të jetë e gjatë. “Nuk ka garanci për va*ksinë efektive”

Sipas dy ekspertëve të OBSH-së kundër viru*sit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”. Aktualisht janë në fazën e tretë vendimtare të zhvillimit klinik një numër vaks*inash, “dhe të gjithë shpresojmë të kemi një varg vak*sinash që mund të mbrojnë njerëzit nga i*nfeksioni”, thanë Tedros dhe Ryan. Sidoqoftë nuk ka asnjë garanci për një va*ksinë plotësisht efektive. Ndoshta vaks*inat do të ofrojnë mbrojtje kundër SARS CoV2 vetëm për disa muaj.