Vaksina kundër Covid-19 në Maqedoni, OBSH: Duhet të realizohen përgatitje

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetit në vend, Xhihan Tavilla në konferencën e sotme për shtyp tha se vaksina kundër Covid-19 do të mbërrijë së shpejti në vend dhe se për të duhet të realizohen përgatitje.

“Vaksina është rrugës, duhet të realizohen shumë përgatitje. Po përballemi me metoda shkencore të njohura, metodë e sigurt dhe efikase. Vaksina do të jepet fillimisht për grupet me prioritet, ashtu siç është bërë nëpër të gjitha vendet e botës”, tha përfaqësuesja e OBSH-së në Maqedoni, Xhihan Tavilla.

E pyetur se si e arsyeton vonesën e autoriteteve në vend, duke marrë parasysh se në disa vende të rajonit tashmë ka nisur imunizimi, Tavilla tha se është e sigurt që qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar vaksinën.

“Duhet të kuptoni se ka filluar prodhimi dhe se duhet kohë për të mbuluar të gjitha vendet. Por iu siguroj që vendi dhe qeveria janë duke bërë gjithçka që munden për të siguruar mbrojtje. Gjendja në vende tjera është e ndryshme. Kjo vaksinë përdoret për përdorim emergjent, nuk është si vaksinat e rregullta që paraqiten në treg. Ka nevojë për observim të kujdesshëm dhe studime nga qeveria, për të siguruar që po merrni vaksinën e duhur” , pohoi Tavilla.