Vaksina e Pfizer, Trump: Nuk donin ta shpallnin para zgjedhjeve për të mos ma dhënë këtë fitore

Donald Trump akuzoi Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) që shtyu me qëllim punën për vaksinën e koronavirusit në mënyrë që të pengojë përpjekjet e tij për fitimin e zgjedhjeve. Të hënën, kompania Pfizer deklaroi se vaksina e saj ka pasur 90% efekt në testime. Këto të dhëna do të analizohen nga FDA do të nisë edhe program i vaksinimit masiv.

“FDA dhe demokratët nuk donin që të me jepnin fitoren e vaksinës, para zgjedhjeve, kështu që rezultatet dolën pesë ditë më vonë. Siç e kisha thënë prej kohësh”, shkroi Trump në Facebook. “FDA duhet ta kishte shpallur më parë, jo për arsye politike, por për të shpëtuar jetë”.

Në një seri reagimesh në Facebook, Trump tha gjithashtu që, “nëse president do të kishte qenë Joe Biden, vaksina nuk do të kishte dalë edhe për katër vite të tjera”.

Presidenti kishte thënë vazhdimisht se vaksina do të dilte para zgjedhjeve, por nuk ndodhi kështu. Pfizer kishte deklaruar më parë se do të mësonte që në tetor mbi rezultatet e testimeve të vaksinës së saj, por ndryshoi datën e shpalljes së rezultateve duke thënë që priste miratimin nga FDA për përdorim emergjent të vaksinës në javën e tretë të nëntorit.