Vaksina e Oksford kundër Covid është 99% efektive

Oksford premton një vaksinë tepër efektive.
Tashmë që vaksina është në provat e fundit 99% e pjesëmarrësve të të gjitha moshave kanë prodhuar anti-trupa.
Kjo ka ndodhur 2 javë pas dozës së dytë dhe rezultatet duken premtuese.

Për më tepër vaksina që do e prodhojë kompania AstraZeneca ka shfaqur një imunitet të fortë edhe tek grupet më të rriskuara nga COVID-19 siç janë moshat mbi 60 apo 70 vjeç.
Duket se Oksfordi do të futet së shpejti në garë me Pfizer dhe BioNTech, Moderna apo Sputnik V për një vaksinë efektive ndaj COVID-19.