Vaksina e Novavaxit tregon 96% efikasitet kundër COVID-19, 86% kundër variantit britanik

aksina Novavax është 96 për qind efektive në parandalimin e versionit origjinal të koronavirusit, ka njoftuar kompania, teksa 86 për qind efektive në variantit i cili ishte identifikuar së pari në Britani të Madhe.
Nuk pati raste të shfaqjes së sëmundjeve apo vdekjeve në mesin e atyre që morën vaksinën, u njoftua pas provave klinike ndërsa janë rritur edhe gjasat që kjo vaksinë të aprovohet nga rregullatori.

Në disa prova të tjera, Novavax ka treguar efikasitet 55 për qind për variantin e Afrikës Jugore, raporton Reuters.
Novavax po zhvillon edhe formula të reja për vaksinën e saj për të mbrojtur kundër varianteve të COVID-19 dhe planifikon që të nisë provat klinike në tremujorin e dytë të këtij viti.