Vaksina anti-Covid e Pfizerit: Katër persona të injektuar pësojnë paralizë fytyre

Dokumente të reja kanë zbuluar se katër pjesëmarrës në testimin klinik të vaksinës anti-Covid, së ndërmarrjes bio-teknologjike, Pfizer, kanë pësuar paralizë të muskujve të fytyrës.
Pacientët britanikë po merrnin pjesë në provën e vaksinave të ardha nga SHBA’ja, ku përfshiheshin 38,000 pjesëmarrës, raporton The Sun.

Paraliza e Bell-it, siç njihet në terma mjekësor, besohet të mos ketë ndonjë ndërlidhshmëri me vaksinën.
Në një dokument të FDA’së, thuhej se “Midis efekteve anësore jo serioze të padëshiruara, kishte një çekuilibër numerik të katër rasteve të paralizës Bell në grupin e të vaksinuar, krahasuar me asnjë rast në grupin e placebo, megjithëse katër rastet në grupin e vaksinave nuk përfaqësojnë ndonjë frekuencë mbi atë që pritet në popullatën e përgjithshme”.

Shkaku i paralizës së Bell mbetet i panjohur, teksa NHS që sugjeron se mund të jetë i lidhur me virusin herpes.
“Meqë ndoshta është shkaktuar nga një infeksion, paraliza e Bell zakonisht nuk mund të parandalohet. Mund të jetë i lidhur me virusin herpes”, thuhet në faqen e NHS’së.