Djegia e banesës është bërë nga gruaja e pronarit të saj në mënyrë të qëllimshme
Dy banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Grecalli të Fierit, fatmirësisht pa persona të lënduar.
Djegia e banesës është bërë nga gruaja e pronarit të saj në mënyrë të qëllimshme, raporton “Ora News”.
Pronari i shtëpisë Ardian Gjika thotë se nuk e kishte menduar kurrë se ajo do të ndërmerrte një veprim të tillë, ndërsa vetëm dje kishte ardhur në shtëpi pasi ishte larguar më shumë se gjashtë muaj më parë, përcjell PaCensure.com
“Sa takova një shok mora kafenë, zonja bëri tentativë për ta djegur një herë. Nuk e di ku vajti. Aty tek kthesa e pashë dhe i thashë se është shtëpia hapur. Sapo mora kafenë më thanë shokët po të digjet shtëpia”, shprehet ai.
Por, pse ka e ka bërë këtë veprim. “Bë vaki do të ketë qenë me depresion. Më tha se do të iki te nëna. Mbrëmë ishte. I thashë do të çoj në darkë. Kemi dy fëmijë të vegjël. Mos u mërzit i thashë se marr makinën dhe në darkë do të shkojmë. Është dëmtuar tërë malli që kisha. Tërë banesa. E pata 6 muaj përpara dhe iku, dhe më tha mua do vij”.
Njëra prej banesave është shkrumbuar plotësisht, ndërsa flakët kanë prekur edhe një banesë tjetër. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët e zjarrit.