Vajzës së mitur nga Reçica e Vogël i gjendet marihuanë, arrestohet nga policia

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (24-tetor) rreth orës 23:30 në Reçic të Vogël të Tetovës, kanë privuar nga liria një vajzë të mitur nga i njëjti fshat për arsye se tek ajo është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale Tetovë, e mitura është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes kështu që do të pasoj parashtresë përkatëse.