Vajzës nga Shkupi me dhunë i merret çanta dhe telefoni nga një person që e njihte, më pas me forcë futet në veturë

Më 06.08.2024 në ora 01:30 në SPB Shkup, A.R.(23) nga Shkupi ka raportuar se më 05.08.2024 rreth orës 23:30 në territorin e komunës Aerodrom, personi A.R. nga Shkupi, të cilin e kishte njohur më parë, me përdorim force i kishte marrë telefonin celular dhe çantën me sende personale dhe dokumente. Sipas raportit, pasi kishte marrë sendet, personi kishte kërkuar prej saj të hynte në automjetin e tij nëse donte t’ia kthente, pas çka me përdorim force e kishte futur në automjetin e tij. Po merren masa për sqarimin e rastit.