“Vajzat 30 vjeç që vijnë për të lindur, janë si plaka. Deri në 28 është lindja normale”

Në televizionin “Vizion Plus”, mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur rreth shtatëzanisë dhe ndërlidhjes së saj me trupin e gruas. Ai ka pretenduar se gratë që lindin në moshën 30-vjeçare “vijnë për të lindur si plaka”. Sipas tij, gruaja duhet të lindë ndërmjet moshës nga 19 vjeçe deri në 28 vjeçe.

Gjinekologu ka theksuar se gratë që nuk lindin, në botëkuptimin e tij, thahen. Madje ai thotë se gratë që nuk lindin kanë një trend më të madh për t’u sëmυrur nga kan’ceri i gjirit.

“Patjetër, norma që çdokush duhet të bëjë, është tre fëmijë. Lindja e lulëzon gruan. Është si puna e saksisë që lind trandafili. Dhe një grua që nuk lind, një grua që bën vetëm një fëmijë, thahet si kumbulla ashavkë. Gratë që nuk kanë lindur fare, kanë një trend për t’u sëm’urur nga kan’ceri i gjirit, më tepër se tjerat.” – tha ai.

“Ne na mungon informacioni. Ne duhet që në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore të ketë formator, njerëz të trajnuar për problemet shëndetësore.

“Mjekët gjinekolog duhet të flasin nëpër shkolla. Ne nuk duhet të bëjmë abσrte, janë të dëmshme. Mosha për të lindur është deri në 30 vjeç. Mua më janë dukur vajzat 30 vjeç që vijnë për të lindur si plaka.

Femra 19 vjeç ka mbaruar adoleshencën, është pjekur dhe deri në 28 është lidnja normale. Organizmi është i perdispozuar për të dhënë vitalitet. Duhet të bëjnë deri në tre fëmijë”, tha mjeku.