Vajza shkoj për fustan nusërie, e pres në arkivol!


I pari nga dy avionët ushtarak që duhet të sjellin eshtrat e 45 pasagjerëve që humbën jetën tragjikisht në ak*sidentin e autobusit në Bullgari ka mbërritur.

Nisja e avionëve u vonua me një orë për shkak të kushteve të këqija atmosferike në aeroportin e Sofjes dhe erës së fortë.

Familjarët e të ndjerit ndodhen në aeroportin e Shkupit. Damir Osmanov, vajza dhe gruaja e të cilit vdi*en në autobus, thotë se vajza e tij shkoi në Turqi për të blerë fustanin e nusërisë.

Vajza ime po bëhej gati për dasmë, ishte planifikuar për në prill. Nuk ka ngushëllim për këtë dhimbje, kam edhe tre vajza dhe një djalë, por nuk ka ngushëllim për dhimbjen. Mund të them vetëm se i tillë ishte vullneti i Zotit – tha Osmanov.

Ai thotë se sot do të varro*sen trupat e më të dashurve të tij.