Vajza që pëlqen të notojë në pishinë me gjarprin e saj


Inbar Regev nga Izraeli, pëlqen që të kalojë kohë në pishinën pas shtëpisë së saj me mikun e veçantë që është as më pak dhe as më shumë, por një piton rreth 4 metra të gjatë. Emri i gjarpërit është Belle, njëlloj si emri i karakterit kryesor në filmin vizatimor “E bukura dhe Bisha”. Inber ka thënë për kureshtarët se Bella ka qenë një shoqe mjaft e mirë për të përgjatë kohës së pandemisë. 8 vjeçarja dhe familja e saj jetojnë në provincën e Geas në Izrael dhe pitoni nuk është i vetmi zvarranik në shtëpinë e tyre.