Vajza që mbajti një të mitur teksa dy djem e përdhunuan është në paraburgim


Një vajzë 21-vjeçare që ndihmoi për përdhunimin e një të miture në një festë në janar të këtij viti është dënuar me 30 ditë paraburgim, mëson Focus.

Vajza me inicialet S.P. është arrestuar dje nga zyrtarët policorë të SVR Strumicë. Policia njoftoi se S.P. dyshohet se në një festë para tre muajsh, me përdorimin e forcës ndaj të miturës, ka mundësuar që dhunimin ta kryejnë dy të mitur nga Strumica.

Të tre personat dje janë sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Strumicës. Prokuroria për djemtë e dyshuar për përdhunim ka paraqitur kërkesë për procedurë përgatitore. Prokuroria për të miturit propozon masa sigurie, të cilat duhet të përcaktohen më tej.