Vajza që e bëri tatu fytyrën e Hashim Thaçit, ndjehet e mërzitur

Ndoshta duket e pazakontë, por ja që ka ndodhur në Kosovë.
Një vajzë nga Kosova, e do shumë Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës.
Për dashurinë e madhe që e ka ndaj presidentit, ajo me anë të tatuazhit e mbanë gjithmonë pas vete Thaçin.

Në krahun e saj e mban një foto të Thaçit tashmë te konkretizuar në tatuazh.
Vajza nga Vushtrria, Suzana Tahiri pas aktakuzës që është ngritur nga Gjykata Speciale për Thaçin dhe Kadri Veselin, po ndjehet e mërzitur.
“Nuk më duhet emri im, nëse nuk dal me thirr Hashim”, shkruan ajo në Facebook.

Tahiri kohë më parë, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës, ka punuar në zyrën e tij.
Ndoshta afërsia e ka bë të vetën, që Suzana të shkruan edhe poezi për Thaçin.
“Rrezja e diellit ma puth ballin, Zemër kam Hashim Thaçin
Këto shkronja mund ti shkruaj me gjak, Me fal jetë më duket pak
M’ka fal zoti për një datë, Trupi im një flamur me bart”, shkruan Tahiri poezinë për Thaçin.