Vajza mos i shkruani më Getinjos, se është në lidhje

Getinjo përmes postimeve të fundit si duket ka konfirmuar se është në lidhje.
Reperi i njohur është mjaft aktiv në rrjete sociale me postime të ndryshme.
Ai natën e mbrëmshme duket se kaloi natën në shoqëri të alkoolit dhe kishte disa gjëra për t`i thënë.

Getinjo postoi disa Instastory ku iu drejtua ish-partnereve të tij se ato do të duhen ta ‘bllokojnë’ atë sepse nga pija ai do t`u shkruaj atyre.

Por më vonë ai u shpreh se tanimë është në lidhje por që e harroi këtë fakt vetëm për pak.
Nuk dihet se a është në të vërtetë në lidhje reperi apo kjo ishte vetëm një shaka nga ana e tij.