Vajza kishte vdekur 15 muaj më parë, e ëma dhe motra ia lyenin trupin me vaj. Flet kunati i Zhaneta Josifit: Shkova në shtëpi të takoja Anisën, por kunata më tha se…


Detaje të reja zbardhen nga ngjarja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme pasi në Kombinat u gjetën të vrara, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara me besimin se mund të ringjalleshin, kurse vajza tjetër Blerta Josifi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Flet kunati i Zhaneta Josif, i cili thotë se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe e cila sipas ekspertizës ka 15 muaj që qëndronte në shtëpi e vdekur.

Sotiri ka thënë për gazetaren Dorjana Bezat që kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke i thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjëtër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore 33-vjeçarja Anisa josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Trupi i Anisa Josifi ishte i dekompozuar, dhe për të kujdesej nëna me vajzën tjetër, duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje.