Vajza e Xhemajl Mustafës godet LDK-në: Unë qe 20 vjet po kërkoj drejtësi, i kam fshi duart prej bashkëpartiakëve të babait

Pas deklaratave të liderit të LDK-së Isa Mustafa i cili akuzoi zyrtarët e partisë së tij që nuk po i dalin zot Avdullah Hotit ka reaguar edhe vajza e ish-veprimtarit të vr*arë të kësaj partie Xhemajl Mustafa.

Berianë Mustafa ka shkruar në facebook se sa mirë po dinë me e shfajësu veten.
Ajo tha që tash e 20 vjet po kërkon drejtësi për vr*asjen e babait dhe se moti ka hequr dorë nga bashkëpartiakët e babait.

Reagimi i plotë:
Sa mirë po dini me shfajësu edhe mbrojte veten…avokatë të mirë miliona në dispozicion për mbrojtje e të gjithe mekanizmat shtetërorë për të treguar që jeni të pafajshëm. E unë qe 20 vite as te kush me kërku drejtësi për vr*asje të babës nuk po di. Moti i kam fshi duart edhe prej bashkëpartiakëve të tij.