Vajza e të moshuarës që u su*lmua kërkon drejtësi: “Ka shkuar për kujdes më të mirë” (VIDEO)


E bija e nënës që u dhunua nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, Zheneta Nura, ka folur para turmës në protestën që u organizua kundër kësaj dhune, në Gjakovë. Ajo i bëri thirrje institucioneve për drejtësi, pasi tha se nëna ka shkuar atje për një kujdes më të mirë.

“Ju kisha lutur që të ketë drejtësi në këtë çka ka ndodhur, të mos ndodh më, të vetëdijësohen të gjitha institucionet, sepse nëna kë shkuar atje për një kujdes më të mirë , sepse ka pasur nevojë për shumë kujdes mjekësor, përkrahje, neve na ka pasur mbrapa”, tha Nura.
“Nëna nuk e ka vetëm Zhenetën, Milotin dhe Taulantin, unë sa pash sot, nëna i paska krejt juve”, tha ajo mes lotësh.