Vajza e politikanit shqiptar pjesë e Big Brother VIP Albania 2?

Edicioni i parë i “Big Brother Vip” u kthye pa dyshim në një nga emisionet më të ndjekur dhe komentuar. I drejtuar nga Arbana Osmani, pjesë e shtëpisë më të famshme ndryshe nga herët e tjera, ishin persona Vip të skenës shqiptare. Dhe mesa duket “Top Channel” do vazhdojë me traditën pasi Lori Hoxha e ka konfirmuar këtë. Ajo lajmëroi se edicioni i dytë do vijë në dhjetor përsëri, pas Kupës së Botës.

Por pas këtij lajmi menjëherë kanë nisur aludimet se kush do të jenë banorët e ardhshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi është një ndër emrat e përfolur, që do të jetë pjesë e këtij formati televiziv. Por nëse kjo ndodh vërtetë, duket se përsëritja e historisë së Borës dhe Donaldit është shumë afër.