Me rastin e trevjetorit të Kumanovës sot janë bë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. Edhe pas tre viteve dhimbja e familjarëve për më të dashurit ende është e madhe, kurse humbjen e prindërive më rëndë po e përjetojnë fëmijët shkruan Gazeta Lajm.
Vajza e Mirsad Ndrecajt, Ilirida Ndrecaj madje është alivanosur gjatë homazheve.
Dhimbje të madhe për humbjen e vëllait Arben Rexhaj ndien edhe motra e tij, Merita Rexhaj. Ajo thotë se dhimbjen ua shton paqartesia qe ende mreteron për atë se çka ndodhi me te vertete para 3 viteve në Kumanovë dhe apelon që autoritetet kosovare të kujdesen për lirimin sa më të shpejtë të arrestuarëve në Kumanovë.