Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman ‘El Chapo’, publikoi një mesazh në të cilin shihet duke buzëqeshur në veturën e saj me një këngë në sfond.
“Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm…”, tingëllon kënga në sfond e publikuar në Twitter.
Po kështu gruaja ka publikuar letra që i ka shkruar i ati, për momentin nuk dihet nëse i janë dërguar nga burgu i Florences, Kolorado.
Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin el Chapo Guzman, themeluesit të kartelit Sinaloa, është një figurë pak e njohur.
Ashtu si të gjithë ata që janë pranë trafikantit të drogës, ajo ka qenë gjithmonë në lëvizje duke ndryshuar lokacion.