Vajza e Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”?! – Anna: “Ka konflikt interesi…”

Ajo është vetëm 13 vjeçe, ka pak vite që është futur në tregun muzikor, por nga ana tjetër mund të themi se ajo është lindur në skenë. Vajza e Ardit Gjebreas, Anna, duket se ka trashëguar nga i ati talentin për muzikën e tashmë ajo ka publikuar këngën e saj të tretë “Just Dance”.

Për prezantimin e kësaj kënge, Anna ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi se si ishte realizuar kjo këngë, kush ishin bashkëpunëtorët e saj dhe se si kishin shkuar xhirimet e videoklipit. Mes të tjerave ajo tregoi paksa edhe se si e priti i ati i saj këtë këngë të tretë të sajën. E pyetur nga Rudina Magjistari nëse do të marrë pjesë ndonjëherë në “Këngën Magjike”, Anna me të qeshur thotë se duke qenë se producent është i ati, ka konflikt interesi dhe se nuk mund të jetë konkurrente.

Rudina Magjistari: Jemi në këto ethet e “Këngës Magjike”, e mendon se do të marrësh pjesë ndonjëherë në “Këngën Magjike”?
Anna Gjebrea: Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë.

Rudina Magjistari: Po domethënë nuk ke ndërmend të marrësh pjesë asnjëherë?
Anna Gjebrea: Po unë nuk marr dot pjesë se duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkurroj.
Rudina Magjistari: Jo, ti ke të drejtë kur e thua që mund të trajtohet kështu, por në fakt dëshira e të gjithëve do të ishte që të shikonin në atë skenë, të jesh e sigurt për këtë.
Anna Gjebrea: Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën.

Rudina Magjistari: Për këngën e publikuar, mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të shikojmë në atë skenë, ndoshta jo si konkurrente, ndoshta në mënyrë tjetër, nuk e di si mund të mendohet, por gjithsesi ti ke filluar të ndjekësh rrugën tënde, pra në pamundësi për të marrë pjesë në festivalin e babit, ti ke filluar të bësh vidoklipet e tua këtej./tvklan.al