Vajza e adoptuar në Amerikë, kërkon prindërit e vërtetë në Kumanovë (FOTO)

Alison Goldin ka lindur në vitin 1998 në Kumanovë, por sapo ka lindur është adoptuar nga prindër amerikanë. Tani, që ka mbushur 22 vite, Alison kërkon prindërit e saj, të cilët sipas gjitha gjasave jetojnë në Kumanovë.

E vetmja gjë që din është se ka lindur më 7 gusht 1998 me emrin Elena Mitevska, kurse nëna e saj ka pasur 17 ose 18 vjet kur e ka lindur dhe pastaj e ka dorëzur për adoptim (birësim), shkruajnë mediumet maqedonase.
Ajo është birësuar nga prind amerikanë, ku tani është studente në një universitet në Miçigan. Dëshira e saj tani është që t’i gjejë prindërit e saj në Kumanovë dhe për këtë kërkon ndihmë në rrjetet sociale.