Vajza 2 muajshe është pacientja më e re që shërohet nga koronavirusi

Një vajzë e porsalindur, vetëm 2 muajshe, është pacientja më e re që është shëruar nga sëmundja e koronavirusit dhe ka dalë nga spitali në Itali.

Vogëlushja nuk ka më temperaturë apo ethe dhe ka dalë nga ambientet spitalore së bashku me nënën e saj e cila vuante nga pneumonia. Ato qëndruan në spitalin e Barit që prej datës 18 mars.

Ditën e djeshme Italia regjistroi nivelin më të ulët të vdekjeve me 542 raste, krahasuar me 604 që ishin 24 orë më parë. Numri total i viktimave ka arritur në 17669 ndërsa të infektuarit janë rreth 140 mijë.