Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit!


Vaji i palmës favorizon dhe ndikon në përhapjen e kancerit ne organizëm. Këtë e ka vërtetuar një grup kërkuesish dhe shkencëtarësh ndërkombëtarë, studim që është publikuar në revistën Nature.

Sipas eksperimenteve në laborator, rezulton se një acid yndyror që gjendet tek vaji i palmës kryesisht, por edhe në yndyrna vegjetale dhe kafshësh, ndikon në rritjen e metastazave të qelizave tumorale të lëkurës dhe të gojës. Sipas kërkuesve ky acid i nxit qelizat tumorale duke i bërë më agresive dhe të jenë të prirura për zgjerim e shumim.

Tek kaviet e laboratorit në të gjitha rastet është vërejtur ky ndikim, madje edhe brenda një kohe të shkurtër me një regjim ushqimor që kishte në përmbajtje acidin palmitic, fenomeni verfikohej, veçanërisht në rastet e kancerit të lëkurës dhe atij oral.

Ky zbulim është i mjaft i rëndësishëm, pasi i hap rrugën kërkimit në zhvillimin dhe krijimin e terapive që të bllokojnë specifikisht metastazat, një proces që është gjithmonë shkak i vde*kjeve.